Filloni punë të re!
Mësoni mbi fotografinë stock si një mundësi për sipërmarrje.
Mësoni si të krijoni foto për të shitur në internet në tregun e fotografive stock. Si të rregulloni aparatin, si të bëni post-produksionin e fotografive, si të bëni një profil online (të ngarkoni foto, të bëni përshkrime, fjalë kyçe) dhe si të organizoni punën e ardhshme.
Tutorialet (video manualet) titullohen dhe përkthehen në gjuhën e shenjave për të rinjtë që nuk dëgjojnë në 7 gjuhë: Shqip, Boshnjakisht, Bullgarisht, gjuha Malazeze, Rumanisht, Serbisht dhe Turqisht, por ndërkohë planifikojmë të shtojmë më shumë në vazhdim.
Shoqata Përtej Barrierave, nga Shqipëria
Shoqata e të rinjve me aftësi të kufizuara dhe të tjerë me disavantazhe. Organizata ka përvojë në të drejtat e njeriut, arsim, kurse profesionale, trajnime, infrastrukturë, punësim, këshillim, shkëmbime të të rinjve brenda dhe jashtë vendit.
Ne jemi:
Ekipi përbëhet nga organizata, institucione, ekspertë, punonjës të të rinjve dhe punonjës socialë që punojnë për përmirësimin e arsimit të të rinjve që nuk dëgjojnë.
Qëllimi ynë është:
Ndryshimet pozitive sociale do të çojnë në një botë dhe të ardhme më humane dhe më të mirë.
Synimi ynë është:
Përmirësimi dhe rritja e sipërmarrjes së të rinjve që nuk dëgjojnë duke përdorur metoda të edukimit jo-formal në lidhje me fotografinë stock dhe tregun e saj.
Për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë praktike të të rinjve, të rinjve që nuk dëgjojnë dhe atyre që punojnë me ta.
Të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sipërmarrjes së të rinjve të rinjve që nuk dëgjojnë duke përdorur metodat e fotografisë stock.
Ky projekt ofron aftësi që mund të përdoren drejtpërdrejtë në tregun e fotografive stock dhe mund të mbështesin sipërmarrjen tek njerëzit me vështirësi në dëgjim.
Ndërtimi i një rrjeti mbështetës ndërkombëtar për sipërmarrësit e rinj kreativë që nuk dëgjojnë.
Krijimi i një manuali për fotografinë stock për sipërmarrësit e rinj që nuk dëgjojnë.
Të edukojë fotografë/e të rinj/reja që nuk dëgjojnë mbi teknikat dhe standardet që përputhen me tregun global.
Tags: të fillosh një punë të re, punë krijuese për të rinjtë që nuk dëgjojnë, punë fotografike për të rinjtë që nuk dëgjojnë, të rinjtë që nuk dëgjojnë si sipërmarrës krijues, të rinjtë që nuk dëgjojnë punojnë nga shtëpia, të fitosh para duke shitur foto online, të mësosh rreth fotografisë në gjuhën e shenjave